Kaloshi tregon emocionet e golit që tronditi Kukësin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 18, 2017 | 16:27

Kaloshi tregon emocionet e golit që tronditi Kukësin

Pas një analize të shkurtër, skuadra e Korabit ka nisur përgatitjet për ndeshjen e radhës që do të luajë ndaj Partizanit. Megjithatë, në kampin dibran vazhdojnë të përjetojnë supergolin e shënuar nga Emrush Kaloshi në sfidën ndaj Kukësit.

Peposhi-Kaloshi

Në një prononcim për “Panorama Sport”, Kaloshi është shprehur: “Ishte një ndeshje që ne e kishim vlerë- suar, edhe pse nuk kishim motiv për ta fituar, përballë një kundërshtari të fortë, që kërkon fitimin e titullit e duke pasur edhe mjaft mungesa nga ana jonë.

Kur je në avantazh, arrin që të jesh edhe më i qetë për ta administruar rezultatin dhe këtë gjë e bëmë më së miri, duke e vënë nën presion skuadrën kuksiane për më se 30 minuta derisa na barazuan. Goli? Nuk e mendova shumë se çfarë të bëja në atë moment dhe ndoqa instinktin.

Pasi mora topin, ashtu siç e kam zakon, dua të përparoj me të deri në zonë, por kur pashë që çdo gjë ishte e zbrazur dhe portieri kishte dalë, unë gjuajtja fort dhe shënova. Sigurisht që ky gol më ka emocionuar shumë, sepse ishte goli im i parë në Superiore. Këtë gol dua t`ia dedikoj familjes sime”, mbylli Kaloshi.

Abdulla Dushku

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"