Kalon afati i përgjigjeve të testit antidoping, Romela Begaj ta gëzojë titullin “Kampione Bote”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 9, 2018 | 20:52

Kalon afati i përgjigjeve të testit antidoping, Romela Begaj ta gëzojë titullin “Kampione Bote”

Shqipëria u përfaqësua me 5 sportistë në Botërorin e Anahemit në SHBA, duke arritur të shpallej edhe Kampione Bote me Romela Begajn, ku entuziazmi i këtij suksesi ka qenë i jashtëzakonshëm në përmasa ndërkombëtare sepse një vend i vogël si Shqipëria, triumfonte mes gjigantëve të globit në peshëngritje. Gjithsesi, pas këtij suksesi, duhej të priteshin dhe edhe analizat e testit antidoping për të 5 sportistët e shtangës shqiptare që ishin pjesë e këtij Botërori.

romela begaj

Agjencia Ndërkombëtare e Antidopingut, e cila është e specializuar dhe e licencuar për kryerjen e këtyre testeve të sportistëve, ende nuk ka publikuar analizat për sportistët shqiptarë. Edhe pse kanë kaluar më shumë se një muaj nga përfundimi i këtij kampionati, në një kohë që këto përgjigje do të viheshin në dispozicion të federatës sonë të peshëngritjes brenda 3 javësh, ende nuk ka një përgjigje nga institucioni botëror i Antidopingut Wada.

flamuri shqiptar romela begaj

Federata Shqiptare e Peshëngritjes në lidhje me vonesën e përgjigjeve të analizave për peshëngritësit shqiptarë shpjegon se “World Anti-Doping Agency” akoma nuk ka sjellë një përgjigje për testet e analizave. Këtë gjë e ka konfirmuar edhe vetë agjencia. Pasi nga data 23 dhjetor 2017 deri më janar 2018, nëpunësit e kësaj agjencie kanë qenë me pushime. Ndërkohë që federata e peshëngritjes ka sqaruar se pret ende një përgjigje prej tyre në momentin kur të ketë rinisur puna gjatë këtij viti të ri.

romela1-1-770x470

“Sigurisht që do të vijnë dhe përgjigjet e analizave nga WADA. Nëse do të kishte ndonjë prej sportistëve tanë përgjigjen e testit pozitiv, patjetër që do të kishte ardhur dhe njoftimi i WADA-s”, konfirmojnë zyrtarët e FSHV-së. Theksojmë se ndryshe nga tri vite më parë, përgjigjet e WADA-s me shumë gjasa do të rezultojnë të pastra dhe shqiptarët do të gëzojnë me të drejtë suksesin e Romela Begës.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"