Kaloi Ronaldon edhe me një këpucë, Mesi: Viti u mbyll bukur…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 24, 2017 | 19:32

Kaloi Ronaldon edhe me një këpucë, Mesi: Viti u mbyll bukur…

Leo Mesi e përfun don vitin 2017-të si goleador. Madje, e bën në mënyrën më të mirë të mundshme falë performancës së shkëlqyer të tij në “Bernabeu” kundër Realit. Ajo që i pëlqen më shumë. Shënoi golin e tij numër 54 në vitin kalendarik 2017 duke parakaluar Kristiano Ronaldon, i cili mbeti në kuotën e 53 golave.

barcelona

 

Por numrat e argjentinasit janë mahnitës kur bëhet fjalë për një “klasike”: 25 gola dhe 13 asiste. Këtë herë nuk merr pjesë në golin e 0- 1, por shënon të dytin dhe asiston të tretin. Por “Bernabeu” është si shtëpia e tij sepse Leo Mesi është lojtari që i ka shënuar më shumë gola Realit. Ditën e djeshme arriti golin e 17-të në portën e “galaktikëve” dhe festoi si i çmendur përballë 300 tifozëve katalanas, të cilët menjëherë filluan të pyesnin: Ku është Ronaldo?!

ME QETËSI

Mënyra se si arriti të merrte lojën nën kontroll ishte e jashtëzakonshme. Zidan i kishte përgatitur një “kafaz” me Kovaçiçin dhe Kasemiron, por ai pret momentin e tij.

Mesi2

Në pjesën e parë nuk shpenzon shumë energji duke ia lënë “skenën” Ronaldos. Portugezi dukej më i karikuar për të vendosur ndeshjen, por shpenzoi energji pa lënë gjurmë. Në të dytën, “Pleshti” zbret në katedër dhe jep leksione.

FESTË

Nuk kishte mënyrë më të mirë për të mbyllur vitin se sa duke mposhtur rivalin e përjetshëm me një gol dhe një asist në shtëpinë e tij. “Sa bukur është ta mbyllësh vitin me një fitore të rëndësishme në ‘klasike’. Një përqafim dhe një urim për festat për të gjithë”, ka shkruar Mesi në profilin e tij të “Facebook”-ut.

mesi

ME NJË KËMBË

Por asisti i Mesit për golin e tretë të Barcelonës ishte spektakolar. Driblon Marselon në mënyrë mahnitëse dhe në atë moment humbet njërën prej këpucëve të tij. Por as kjo gjë nuk e ndali. Nën trysninë e kundërshtarit dhe lodhjes së 90 minutave, ai është i kthjellët. Jep pasimin me këmbën e majtë, të cilën e ka të veshur me këpucë dhe Vidal nuk e tradhton duke e dërguar në rrjetë. Nëse do të ishte me këmbën pa këpucë, goli mund të ishte anuluar.

Mesi

 

Por, goli ishte shumë i vlefshëm dhe Leo Mesi arriti asistin e tij të 200-të me fanellën e Barcelonës në të gjitha kompeticionet. Në një vit, ku Ronaldo ngriti Champions-in, titullin kampion, Superkupën, Botërorin dhe “Topin e Artë”, Leo Mesi i jep një goditje në ndeshjen e fundit të vitit.

Përgatiti: GENTJAN ALINANI

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"