Kaloi një jetë te Arsenali, Venger në janar sërish si trajner

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 17, 2018 | 18:34

Kaloi një jetë te Arsenali, Venger në janar sërish si trajner

Ish-trajneri legjendar i Arsenalit, Arsen Venger qëndroi për plot 22 vite te skuadra e “topçinjve”. Tani pas disa muajsh largim nga skuadra angleze, Venger është kthyer sërish të flasë mbi të ardhmen e tij. Ai është shprehur se sërish do të marrë drejtimin e një skuadra, por këtë nuk e ka bërë të ditur ende.

Venger

“Nga 22 vitet që kalova tek Arsenali fitova një përvojë të madhe, në nivele të ndryshme. Gjatë këtyre muajve kam marrë oferta pafund, për të qenë trajner apo drejtues klubi, madje edhe nga ekipet kombëtare”, thotë Venger.

“Unë besoj se nga 1 janari do të nis një aventurë të re. Ndihem i çlodhur, kam rikarikuar bateritë dhe jam gati për të nisur një sfidë tjetër”, tha Venger, që ka konfirmuar se e ardhmja e tij mund të jetë edhe Japonia, ku ka drejtuar edhe më parë. “Edhe Japonia mund të jetë një opsion i rëndësishëm për të ardhmen time. – përfundon më tej ai.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"