Kaloi nga Teuta te Tomori, flet Oshafi: Do lë gjurmë, të frikshëm me Cankën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 10, 2021 | 15:36

Kaloi nga Teuta te Tomori, flet Oshafi: Do lë gjurmë, të frikshëm me Cankën

Tomori ka “blinduar” sulmin. Me afrimin e Aldrit Oshafit, forcat në vijën e parë janë shtuar. Kur dihet që disa lojtarë janë të dëmtuar, ardhja e tij shihet si vlerë e shtuar. Beratasi është kthyer në shtëpi, ndonëse në formë huazimi.

Oshafi Tomori

Në një prononcim të dhënë për gazetën ai paralajmëron shpërthimin me gola. “Kam ardhur në formë huazimi te Tomori, pasi jam ende futbollist i Teutës. Iu bashkova ekipit të vendlindjes me shumë kënaqësi, pasi dua që të jap kontributin tim për realizmin e objektivave. Dhe, ndihma ime vjen sigurisht me gola.

Mendoj se me Cankën në sulm, do të jemi një dyshe e frikshme për kundërshtarët. Kemi një grup shumë cilësor, që drejtohet nga një trajner profesionist. Dua të lë gjurmë te Tomori”, përfundoi 20-vjeçari. Sakaq, skuadra sot do të zhvillojë të dytën miqësore. Kundërshtar kanë zgjedhur Orikun, që do ta presin në shtëpi.

EDI SPAHIU

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"