Kaloi moment të vështirë në jetë, Vangjeli vendos për të ardhmen. Ja çfarë ka bërë mbrojtësi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 15, 2021 | 23:53

Kaloi moment të vështirë në jetë, Vangjeli vendos për të ardhmen. Ja çfarë ka bërë mbrojtësi

Kristi Vangjeli kaloi një moment shumë të vështirë në jetë, teksa pak kohë më parë humbi vëllain e tij, Pavli Vangjeli, pas një sëmundje të rëndë në moshën 37-vjeçare.

Vangjeli

Për këtë arsye, mbrojtësi i Tiranës, prej kohësh ndodhej në Greqi, për të qenë pranë vëllait. Lojtari ishte i dyzuar për t’u rikthyer apo jo me bardheblutë, por tashmë e ka marrë vendimin. Vangjeli është grumbulluar me skuadrën e Shehit dhe ky i fundit e ka gati duke filluar që nga ndeshja e radhës.

Që prej muajit dhjetor, mbrojtësi nuk është pranë ekipit, ndërkohë që pasi vëllai i ndërroi jetë, natyrisht që gjendja psikologjike e Kristit nuk është e mirë.

Vangjeli

Në këto momente të vështira kanë qëndruar pranë tij lojtarët bardheblu dhe, nga sa mësohet, në bisedat që ata kanë bërë me Kristin, i kanë kërkuar të rikthehet në fushë për të harruar sadopak dhimbjen e madhe që la Pavli pas ndarjes nga jeta.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"