Kaloi me sukses vizitat mjekësore, por ja si dështoi transferimi i Levandovskit te skuadra e Serisë A

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 28, 2020 | 0:01

Kaloi me sukses vizitat mjekësore, por ja si dështoi transferimi i Levandovskit te skuadra e Serisë A

Robert Levandovski është një ndër sulmuesit më të mirë në botë, në sezonet e fundit. Polaku ka qenë protagonist me golat e shumtë të shënuar me fanellën e Bajernit. Por a e dini se Levandovski mund të ishte pjesë e Xhenoas? Madje arriti të kalonte me sukses edhe vizitat mjekësore….

MUNICH, GERMANY - FEBRUARY 9: Robert Lewandowski of Bayern Munchen during the German Bundesliga match between Bayern Munchen v Schalke 04 at the Allianz Arena on February 9, 2019 in Munich Germany (Photo by Rico Brouwer/Soccrates/Getty Images)

Bëhet fjalë për vitin 2010, kur sulmuesi ishte pjesë e skuadrës polake të Leç Poznan, ku edhe spikati. Atëherë në moshën 21-vjeçare, Leva kishte shënuar 18 gola në 28 ndeshje në kampionat dhe 2 në Ligën e Europës.

Drejtuesit e Xhenoas ishin në kërkim të një partneri në sulm për Rodrigo Palasion, teksa drejtuesit e klubit kuqeblu kishin pikasur pikërisht Levandovskin. Një delegacion i klubit takuan menaxherin e sulmuesit, teksa hapi tjetër ishin vizitat mjekësore , të cilat ai i kaloi me sukses.

Ekzistojnë disa versione se pse operacioni dështoi papritur. Disa flisnin për një problem, që lidhej me komisione tepër të larta, të tjerët për një përpjekje të klubit polak për të rritur çmimin, apo se presidenti Preziosi nuk mbeti i mrekulluar nga ziku i lojtarit. Në fund, Xheno preferoi ta mbyllte marrëveshjen me një sulmues tjetër, i cili ishte padyshim shumë i fortë zikisht dhe që tashmë e njihnin Serie A në mënyrë të përkryer, Luca Toni, por historia më pas foli për një zgjedhje të gabuar.

Ndërkohë në verën e vitit 2010, Leva u transferua te Dortmundi për 4 milionë euro, nga ku nisi ngjitja galopante, duke u shndërruar në një nga sulmuesit më të mirë në botë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"