Kaloi me sukses operacionin e kancerit në prostatë, rikthehet në ekip trajneri i Seviljas

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 15, 2017 | 17:38

Kaloi me sukses operacionin e kancerit në prostatë, rikthehet në ekip trajneri i Seviljas

Trajneri Eduardo Berizo i ka bërë një surprizë të këndshme ekipit të tij pasi i ka vizituar mëngjesin e sotëm në qendrën stërvitorë. Trajneri mbajti një fjalim në dhomat e zhveshjes dhe më pas punoi me skemat në fushë për tu përgatitur për ndeshjen ndaj Levantes.

BERIZO 2

Berizo shkoi gjithashtu edhe në hotelin ku ekipi po grumbullohet përpara ndeshjes, ku u prit nga presidenti Hoze Kastro dhe drejtori sportiv i klubit Oskar Arias.

berizo

Kujtojmë që trajneri mungon prej disa javësh pasi pati një ndërhyrje kirurgjikal në prostatë. Ai mund të jetë në fushë ne ndeshjen ndaj Levantes, por gjithçka do të varet nga progresi i rikuperimit përgjatë këtyre ditëve.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"