Kaloi dëmtimin e frikshëm në Egnatia-Tirana, Klevi Qefalija do të luajë kokore si Klaus Gjasula

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 24, 2022 | 9:35

Kaloi dëmtimin e frikshëm në Egnatia-Tirana, Klevi Qefalija do të luajë kokore si Klaus Gjasula

Klevi Qefalija ka nisur stërvitjen me skuadrën këtë fund nëntori. Lojtari është në grumbullim me ekipin, ndërsa bardheblutë po përgatiten për sezonin e ri.

qefalija

Lojtari është në maksimumin e tij, ndërsa që të mos rrezikojë gjatë stërvitjeve dhe ndeshjeve klubi Tirana ka vendosur që të porosisë një kaskë nga ato që mbajnë lojtarët në të tilla raste.

Shkurt, Gjasula do të jetë një kopje e lojtarit shqiptar Klaus Gjasula, i cili për shumë kohë luajti me kokore për të mos u lënduar pas një dëmtimi të vjetër në kokë.

Minuta e 33-të e ndeshjes mes Egnatias dhe Tiranës në stadiumin e Rrogozhinës ka sjellë një episod mjaft të rëndë, që ka shkaktuar panik në fushën e lojës.

Pas një përplasjeje mes Hamzat të vendësve dhe Klevi Qefalijës së Tiranës, ky i fundit mbeti i shtrirë në tokë pa ndjenja. Në fakt, lojtari i Egnatias e ka goditur me bërryl.

Shokët e skuadrës shkuan ta ndihmonin dhe u pa menjëherë se situata ishte serioze.

Lojtarët e të dyja skuadrave bënë shenjë nga ambulanca, pasi lojtari ishte i gjakosur dhe një pjesë e futbollistëve ishin të parët që ndihmuan për të nxjerrë barelën nga makina, e cila u afrua me shpejtësi.

Për disa çaste kishte ankth dhe një situatë shumë të rënduar, pasi lojtarët e Tiranës, sidomos disa prej atyre që kishin qenë pranë lojtarit pas përplasjes, ishin të tronditur dhe të përlotur.

Përgjoni, Xhixha e Bekaj, por edhe të tjerët nuk i mbajtën dot lotët, dukshëm të shqetësuar për shokun e skuadrës, i cili u largua me ambulancë drejt spitalit.

PANORAMASPORT.AL

LEXO EDHE:

Pësoi dëmtim horror, zbulohet kur Tirana do të ketë në dispozicion Klevi Qefalijan

VIDEO/ Panik dhe lot, dëmtimi i rëndë i të riut Qefalija solli ndërprerjen e Egnatia-Tirana

Ngjarja e frikshme me Qefalijan, Tirana tregon situatën shëndetësore të lojtarit: Do të mbahet nën mbikëqyrje

NGJARJA E PLOTË/ Dëmtimi horror i Qefalisë, si mesfushori i Tiranës shmangu operacionin (VIDEO)

Pësoi dëmtim horror, mësohet gjendja shëndetësore e Klevi Qefalijas

Pësoi dëmtim të rëndë ndaj Egnatias, Tirana pritet ta ketë në dispozicion Klevi Qefalijan në…

VIDEO/ Lajm i mirë për Tiranën, Klevi Qefalija lë pas dëmtimin e frikshëm dhe rinis stërvitjet e vrapimet në fushë

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"