Kaloi ‘COVID’-in, Hamilton: Kam humbur 4 kg prej virusit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 24, 2020 | 13:08

Kaloi ‘COVID’-in, Hamilton: Kam humbur 4 kg prej virusit

Virusi COVID-19 nuk ka kursyer as kampionë të mëdhenj të botës së sportit. Luis Hamilton është një prej ikonave të sportit që tashmë e ka kaluar Koronavirusin. Shtatë herë, kampioni i botës në Formula 1 doli pozitiv më 30 nëntor dhe u izolua për një periudhë 10 ditore. Por ai ka pranuar se ende po lufton me efektet pasuese të virusit, teksa në fund të muajit të kaluar ai u diagnostikua me COVID.
Lewis-Hamilton
Britaniku i Mercedesit iu është rikthyer edhe një herë të komentojë ato ditë të vështira për të: “Kam humbur 6 kg gjatë dy muajve të fundit. Katër prej të cilave i humba kur u infektova me COVID. Kam humbur kaq shumë muskuj. Por kam vendosur të rikthehem sërish i fortë”, shkroi piloti në një postim të bërë në “Instagram”.

35-vjeçari e shoqëroi postimin me një foto nga palestra ku po punon për të rikuperuar edhe një herë formën e tij të mëparshme. Hamilton kishte qenë në Dubai me miqtë dhe familjen përpara se të udhëtonte në Bahrein dhe u informua se dikush në atë festë gjithashtu kishte dalë pozitiv.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"