Kalluci: Mezani nuk kishte “shkopin magjik”, ja ndryshimi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 24, 2018 | 12:03

Kalluci: Mezani nuk kishte “shkopin magjik”, ja ndryshimi

Jehona e fitores së parë për bluzinjtë ka marrë komplimentet e të gjithëve në qytetin “e gurtë”. Loja e bluzinjve e konkretizuar me tre gola për specialistin e futbollit dhe ish-trajnerin e Luftëtarit, Theodhori Kalluci, më në fund dha frytet e munguara të katër javëve të mëparshme.

Kalluci

“Ndërrimi i një trajneri në të shumtën e rasteve, nisur nga eksperienca, sjell ‘erë’ të re. Trajneri që vetëm dy ditë ishte në pankinën e Luftëtarit s’bëri asgjë më shumë se paraardhësi i tij. Merita e Mezanit qëndron te fryma dhe shpirti i garës, te përqendrimi deri në minutën e fundit të ndeshjes me Teutën.

Asnjë trajner s’ka ‘shkopin magjik’ për të ndryshuar gjërat vetëm pas dy seancave me ekipin. Të njëjtët lojtarë aktivizoi me Teutën. Shkurtaj kishte pas krahëve dhe Ymerin. Të gjithë futbollistët treguan forcë dhe karakter. Fitorja erdhi dhe u arrit me meritë”, tha Kalluci.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"