Kallëzohet arbitri i dhunuar, Prokuroria nis hetim për korrupsion

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 13, 2017 | 18:10

Kallëzohet arbitri i dhunuar, Prokuroria nis hetim për korrupsion

Komisioni i Disiplinës në FSHF e ka shtyrë për nesër vendimin ndaj asaj që ndodhi në ndeshjen Përmeti-Këlcyra, ku u dhunua arbitri Alvi Paço. Por, ndërkohë për këtë të fundit ka një kallëzim për rrushfet. Kanë qenë lojtarët e Këlcyrës ata që dy ditë më parë kanë bërë denoncim në Policinë e Gjirokastrës për gjyqtarin Alvi Paço ku e akuzojnë se ka marrë ryshfet për ndeshjen e së dielës ndaj Përmetit.

alvi paco

Në këtë mënyrë, Zyra e Krimit Ekonomik e Financiar në Policinë e Gjirokastrës, ka referuar çështjen në Prokurorinë e Gjirokastrës, pasi dyshohet se më datë 10.12.2017, në Përmet, gjatë arbitrimit të ndeshjes së futbollit Përmeti–Këlcyra, me veprimet dhe mos veprime, dyshohet se ka ndikuar në rezultatin e ndeshjes në favor të skuadrës së Përmetit. Tashmë, Prokuroria do të shqyrtojë kallëzimin dhe do të hetojë në lidhje me këtë çështje nëse gjyqtari vërtet ka marrë ryshfet ose jo.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"