Kallëzimi penal për zgjedhjet në Durrës, reagon Klubi i Erzenit: Bashkia dhe shumësportëshi nuk kanë kompetenca mbi klubin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 18, 2022 | 10:52

Kallëzimi penal për zgjedhjet në Durrës, reagon Klubi i Erzenit: Bashkia dhe shumësportëshi nuk kanë kompetenca mbi klubin

Akuzat e ngritura nga drejtori i Klubit Shumësportësh Erzeni, Altion Keçi, i cili ka akuzuara se klubi shijakas ishte përfaqësuar nga persona të paautorizuar në zgjedhjet e Shoqatës Rajonale të Durrësit, kanë sjellë reagimin e klubit të futbollit.

tofik-jashari-erzeni-shijak

Nëpërmjet kësaj deklarate është bërë e qartë se klubi i futbollit ka autonomi ndaj Bashkisë së Shijakut apo klubit shumësportësh me të njëjtin emër. Atje është sqaruar se pse Fundim Dollaku ishte emëruar përfaqësues i klubit Erzeni në këto zgjedhje.

DEKLARATE

Me anë të kësaj deklarate dëshirojmë të sqarojmë opinionin publik dhe sportdashësit mbi spekulimet dhe dezinformacionin mbi K.F. Erzeni.

Bazuar në ligjin Nr. 8788 datë 07/05/2001 “Për organizatat jofitimprurëse”, me vendimin nr.6546 datë te Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë është krijuar Shoqata “Klubi i Futbollit Erzeni”. Kjo shoqate është anëtarë e FSHF-se dhe Shoqatës Rajonale të Futbollit Durrës sipas vendimeve përkatëse te depozitimit ne gjykate ku fillimisht kryetar ka qene z.Elton Arbana.

z.Arbana me date 01.09.2021 është dorëhequr nga posti i kryetarit dhe mbledhja e Përgjithshme e Anëtareve ka zgjedhur si Kryetar të Shoqatës Z.Marius Shahini. Ky i fundit, pas ftesës se bere nga Shoqata Rajonale e Futbollit Durres me datë 16/12/2021, Z. Fundim Dollaku të marrë pjesë në mbledhjen e kësaj Shoqate.

Për këdo qe do te kuptoje, po theksojmë se as Bashkia Shijak as Klubi Shume Sportesh Erzeni nuk është anëtarë e FSHF/SHRFD apo ndonjë organizate tjetër sportive dhe nuk kane asnjë kompetence per te marre atributet e K.F Erzeni pasi çdo përpjekje do te ishte ne kundërshtim me ligjet dhe statutin e shoqatës.

Çdo sulm që po i bëhet shoqatës dhe organeve të ligjshme të K.F. Erzeni dëmton imazhin e ekipit dhe objektivat sezonalë të vendosura për ekipin e futbollit. Shpifjet ndaj K.F. Erzeni dhe anetarëve të ligjshëm të shoqatës do te përshkallëzohen ne veprime ligjore. Për ata që kanë falsifikuar dokumentet shtetërore dhe vendosur numra protokolli false, shoqata do i denoncojë ne SPAK se bashku me kallëzimin penal perkatës.

PANORAMASPORT.AL

LEXO EDHE
FOTO / Manipulimi në zgjedhjet e Shoqatave Rajonale, kallëzim penal për shkeljet në Durrës

Manipulimet në zgjedhjet e Shoqatës së Durrësit, Keçi: Ja shkeljet e delegatit, do e ndjekim edhe në gjykatë

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"