Kallaku, “SMS” Gurishtës: Bindëm 80 për qind të atyre që vinin në dyshim titullin tonë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 28, 2021 | 21:53

Kallaku, “SMS” Gurishtës: Bindëm 80 për qind të atyre që vinin në dyshim titullin tonë

Sherif Kallaku nuk e di nëse do të jetë pjesë e Teutës deri në fundin e këtij sezoni, por ai ka festuar si një kapiten suksesin e parë të edicionit me Superkupën e Shqipërisë. Fantazisti i durrsakëve tha për “SuperSport” pas sfidës se kjo fitore ishte prova se Teuta e kishte merituar plotësisht titullin, ndërss la hapur edhe mundësinë që të vazhdonte i huazuar edhe pas 6 muajve të akordit fillestar me Lokomotiv Zagrebin.

KALLAKU

“Normalisht që nga largimi im nga Teuta isha edhe disi i mërzitur se dua ta them që qyteti i Durrësit është shtëpia ime e dytë. Janë këto çuna që vendosa që të kthehem 6 muaj dhe mund të jenë këta çuna për të cilët mund të vendos të kthehem një vit.

Ndjehem shumë mirë se kam parë që ka pasur shumë përplasje mes Vllaznisë e Teutës. Për të gjithë spektikët që mendonin që nuk e meritonim kampionatin, se Teuta e meritonte 20%, mendoj se ndeshja sot ishte 80% tjetër.

Nuk mendoj se Vllaznia na e beri të lehtë, kishte raste që na vështirësoi nga gabimet tona. Por mendoj se e kemi dominuar, pas golit të parë e kemi dominuar thuajse të gjithë lojën.

Jam i bindur që Teuta deri në janar do të jetë pretendente kryesore. Pastaj sa i mbetet janarit, mbetet për t’u parë, se nuk është në dorën time, por deri atëherë do të jap maksimumin se po afron kampionati.

Mungesa e Arapit është e madhe se përveçse lojtar, ka një karrierë të mirë. Por edhe mbrojtësi serb vetëm me 4 ditë stërvitje bëri ndeshje perfekte e u ambientua mirë. Mendoj se do t’i plotësojë boshllëqet. Po ashtu edhe Selmani, ka pasur mungesë minutash dhe jam i lumtur se kanë arritur mjaft mirë të ambientohen dhe të na sjellin Superkupën”, tha Kallaku.

PANORAMASPORT.AL

LEXO EDHE:

Nga “hakmarrja” me Teutën deri tek ambiciet me Vllazninë, Gurishta: Nesër marrim trofeun!

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"