Kallaku ndryshon mendim për sa i përket të ardhmes së tij: Do provojmë titullin, tani kam vendosur që…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 8, 2020 | 15:59

Kallaku ndryshon mendim për sa i përket të ardhmes së tij: Do provojmë titullin, tani kam vendosur që…

Sherif Kallaku është një nga futbollistët më të spikatur dhe më të talentuar të Kategorisë Superiore, i cili në një të ardhme të afërt mund të kalojë në një ekip më të madh jashtë.kallaku batha

Megjithatë pavarësisht gjithçkaje, në një intervistë të dhënë për “Supersport”, Kallaku është shprehur se do të qëndrojë tek Teuta, të paktën në merkaton e janarit.

“Sinqerisht në këtë fazë që jam tani, e kam shprehur dëshirën, pse të mos e provoj edhe një kampionat tjetër, por realisht ndihem i lumtur këtu dhe e kam ndryshuar atë mendim. Kam shprehur dëshirën time për të qëndruar dhe për të dhënë diçka më shumë për Teutën, dhe pse jo për të provuar titullin kampion.

Realisht nuk jam edhe shumë i kënaqur, pasi nuk kam dhënë gjithçka nga 100 % im, për të thënë të drejtën. Shpresoj ta arrij në këto faza të tjera.sherif-kallaku-teuta-590x354

Do kishim pikë edhe më shumë, duke marrë parasysh se kemi bërë edhe gabime të cilat janë të pafalshme, por ky është futbolli dhe duhet t’i rikuperojmë gjatë rrugës, pasi kemi kohë. Kampionati ka treguar se nuk ka shumë diferenca me ekipet dhe duhet të jemi shumë të përqendruar dhje t’i marrim ndeshjet një nga një.”, u shpreh Kallaku.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"