Kallaku: Kur shikoj zv.kryeministrin që merret me pikët e Partizanit, më vjen keq për shqiptarët

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 20, 2019 | 13:55

Kallaku: Kur shikoj zv.kryeministrin që merret me pikët e Partizanit, më vjen keq për shqiptarët

Sfida mes Teutës dhe Partizanit, e luajtur në Durrës, solli shumë polemika, për shkak se nga fusha e lojës dolën 5 lojtarë me karton të kuq. Edhe zv.kryeministri, Erion Braçe,  i cili është një tifoz i Partizanit ka reaguar në lidhje me arbitrimin e kësaj sfide.

sherif kallaku teuta

Por, mesfushori i Teutës dhe i Shpresave, Sherif Kallaku me anë të një postimi në “Instagram”, ka shpërthyer ndaj zv. kryeministrit Erion Braçe. Ai shprehet se ndjen keqardhje, kur sheh zv.kryeministrin të merret me Partizanin dhe jo me pasojat e tërmetit të 26 nëntorit.

Ja çfarë shkruan Kallaku:

“Këto ditë nuk kemi qenë të qetë në fushë. Në çdo hap, në çdo pasim, në çdo goditje topi, mendja dhe zemra ka qenë te miqtë e mi në Bubq, tërmeti i 26 nëntorit i la pa shtëpi. Por kur shikoj zëvendëkryeministrin e vendit time që në këto kohë të dhimbshme gjen kohë të merret me “padrejtësitë” e Partizanit, ndjej dyfish më shumë dhimbje, jo vetëm për miqtë e mi në Bubq, por për të gjithë shqiptarët”.

kallaku

/PANORAMASPORT.AL/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"