Kallaku: Kemi krijuar grup të mirë te Teuta, po punoj fort që të shkoj…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 12, 2018 | 16:33

Kallaku: Kemi krijuar grup të mirë te Teuta, po punoj fort që të shkoj…

Pas ndeshje për “Supersport” foli edhe lojtari i Teutës, Kallaku i cili u shpreh:

bandicam 2018-11-12 16-30-33-579

Si ndihesh te kjo skuadër me djem të ri dhe lojtarë me eksperiencë?

Ndihme shumë mirë. Kemi lojtarë me eksperiencë dhe me kualitet si Osmani, Hidi etj. Kemi krijuar një grup të mirë, që do ta bëjmë edhe më të mirë në të ardhmen.

Çfarë ju penalizoi të merrnit fitoren?

Të them të drejtën golin që pësuam jo vetëm sot por edhe ndeshjet e tjera e kemi pësuar nga gabimet tona. Na mungoi qetësia.

Për të shkuar në një skuadër tjetër më të mirë, duke parë kualitetin?

Nuk je i vetmi që e thua. Për këtë po punoj më shumë dhe po jap maksimumin që të shkoj në një skuadër më të mirë. Kam filluar të punoj dhe do e trefishoj.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"