“Kallaku është i dëmtuar”, flet Bushi: Vrushaj ka të njëtin menaxher me Durmishajn, luftuam një vit…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 30, 2019 | 11:54

“Kallaku është i dëmtuar”, flet Bushi: Vrushaj ka të njëtin menaxher me Durmishajn, luftuam një vit…

Shqipëria U-21 do të luajë dy ndeshjen ne shator, ku njëra është miqësore me Francën dhe tjetra me Austrinë si ndeshje zyrtare. Në prag të këtyre takimeve, trajneri Albanm Bushi , ka dalë në konferencë për shtyp ku u shpreh optimist dhe i thuri elozhe mesfushës. Madje ai u shpreh dhe për Bullarin.

bushi

Austria? “Do të mundohemi të marrim 3 pikët ndaj Austrisë pasi nëse nuk i marrim na nxjerr jashtë loje. Ka pasur futbollistë që ka pasur në Europian dhe ka ekip të fortë. Ndaj ekipeve të forta ne kemi treguar se dimë të shënojmë”.

Skuadra? “Kam 4 portierë dhe njëri se di do të jetë deri në fund. Problemi është në mbrojtje dhe duhet të shohim si do të bëjmë. Kam shumë lojtarë pretendentë  për te ekipi i parë dhe për 2 ose 3 vite mund të luajnë. Reja done disa lojtarë dhe në  në një bashkëpunim menduam të marrim disa mesfushorë dhe në të ardhmen 3-4 do të jenë me të.

 

Mungesa e Kallakut? “Ai është i dëmtuar dhe shumë i rëndësishëm. Do të jetë jashtë për Francën, por në stol për Austrinë. I ka dhënë cilësi repartit ofensiv por duhet parë. Kemi shumë mesfushorë si radhë herë që kemi 13-15 mesfushori si Sahiti e Zeka që janë me nivel dhe mund të jenë e ardhmja e Shqipërisë”.

Sahiti? “Ne do të zgjedhim më të mirët e momentit dhe këto janë aktualisht. Radhën tjetër mund të vijnë edhe Zeka dhe Sahiti. Kam folur me Sahitin dhe duan ta huazojnë por do ta presim muajin tjetër.

Vrushaj dhe Bullari? “Nuk kam kontaktuar Vrushajn por me menaxherin. Kanë të njëjtin me Durmishajn dhe po bëjmë të pamundurën ta kishim por aty vendos “Zemra”. Na erdhi keq pasi është shumë i mirë dhe do të na bënte punë por duam futbollistë që e ndjejnë Shqipërinë. Nuk e zgjodhi edhe kemi më shumë se 1 vit që e kërkojmë. Bulari është shqiptar dhe luan me Olimpiakosin dhe për deri sa është këtu, ai e ndjen. Shqipëria ka shumë futbollistë si Xhixha, Vrioni, apo Broja dhe Selahi që mund të jetë me ekipin kombëtar. Po bën mirë te Tuente dhe lojtar i padiskutueshëm”.

Muçi dhe Rama? “Janë të Shqipërisë dhe Rama nuk besoj se mund të jetë i Greqisë. Mendoj se do të jenë më lart dhe më mirë kur vijnë gradualisht”.

Kastrati? ” Ka qenë te U-17 në një turne ku fituam 3 ndeshje. Ai ishte me temperaturë dhe nuk u stërvit. Nuk e morëm as në tribunë pasi ishte i sëmurë”

/PANORAMASPORT.AL/

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"