Kaliniç i habit të gjithë tek Kroacia, pas përjashtimit nga trajneri Daliç, vendos të refuzojë edhe…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 20, 2018 | 17:22

Kaliniç i habit të gjithë tek Kroacia, pas përjashtimit nga trajneri Daliç, vendos të refuzojë edhe…

Nikola Kaliniç, sulmuesi i Milanit dhe i Kroacisë, që në këtë Botëror u bë i njohur për keq, pasi u përjashtua nga trajneri Zlatko Daliç nga ekipi, ka refuzuar të marrë medaljen e vendit të dytë, pas kthimit të kombëtares kroate në shtëpi.

kalinic dalic

Kaliniç refuzoi të futej si zëvendësues në fitoren 2-0 të Kroacisë ndaj Nigerisë, në takimin e parë në grupe, por kjo sjellje nuk u tolerua nga trajneri Daliç, që e dëboi për në shtëpi.

Edhe pse nuk kishte luajtur asnjë minutë dhe më pas i përjashtuar nga ekipi, shokët dhe stafi te Kroacia vendosën që t’i japin medaljen e argjendtë, por 30 vjeçari ka refuzuar ta marrë këtë medalje. “Faleminderit për medaljen, por unë nuk luajta fare në Rusi” – tha Kaliniç për median kroate Sportske Novosti.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"