Kalimi tek Juventus, Klajvert “godet” De Ligtin: Është penduar që nuk zgjodhi Barçën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 19, 2019 | 9:51

Kalimi tek Juventus, Klajvert “godet” De Ligtin: Është penduar që nuk zgjodhi Barçën

Mbrojtësi De Ligt ishte një objektiv i Barcelonës në merkaton e verës, por në fund, ish-futbollisti i Ajaksit, zgjodhi të bashkohej Juventusit.

4AAB6C3B00000578-0-image-a-155_1522332819814

Ndërkohë në një prononcim për media, bashkatdhetari i tij Patrik Klajvert ka folur në lidhje me transferimin e De Ligtit, teksa ka deklaruar se 20-vjeçari është penduar që zgjodhi bardhezinjtë para blaugranase.

Sipas Klajvertit, De Ligt, kishte kërkuar që të kalonte fillimisht te Barcelonat, por më mendja e tij ndryshoi dhe ai zgjodhi Juventusitn.

“Natyrisht se De Ligt është një mbrojtës fantastik, por në fund ai vendosi që t’i bashkohet Juventusit. Unë mendoj se ai është penduar pak për zgjedhjen e tij. Ne jetë bëhen zgjedhje, ndonjëherë ato janë të drejta, ndonjëherë të gabuara. Duhet të mësoni nga këto vendime.

Unë nuk do të thoja që u përpoqa ta bindja atë, por thjesht i thashë gjëra shumë të mira për qytetin e Barcelonës dhe klubin”, u shpreh Klajvert.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"