Kalimi te Vllaznia B, Çarls Atsina kthehet në çështje

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 20, 2018 | 19:51

Kalimi te Vllaznia B, Çarls Atsina kthehet në çështje

Çarls Atsina është ende lojtarë i Vllaznisë. Ai ka një kontratë me klubin kuqeblu dhe drejtuesit e tij janë të bindur për ta zbatuar. Lojtari është kaluar nga ekipi i parë tek Vllaznia B, por një gjë e tillë nuk është pritur mirë nga vet lojtari.

carls atsina

Ai nuk ka dalë në stërvitje dhe drejtuesit e klubit do të marrin masat e veta të paracaktuara për lojtarin, por klubi nuk do të shkojë në prishjet e kontratës. Duke lënë të hapur që lojtari duhet të respektojë kontratën që ka me klubin. T

ashmë, do të pritet të shihet në ditët në vazhdim se çfarë do të ndodhë. Këto janë pasojat e merkatos së verës, e cila nuk ka qenë shumë e studiuar. Edhe tani në janar, në ekip janë afruar shumë lojtarë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"