Kalimi te Tirana? Ilir Daja është i qartë: Nuk i jam lutur asnjë klubi për punë, jetoj me shpresën se…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 29, 2020 | 16:24

Kalimi te Tirana? Ilir Daja është i qartë: Nuk i jam lutur asnjë klubi për punë, jetoj me shpresën se…

Në kulmin e diskutimit mbi të ardhmen e Emanuel Egbo në krye të Tiranës, në skenë del emri i Ilir Dajës, si një opsion shumë i rëndësishëm nëse klubi dhe Egbo nuk gjejnë gjuhën e përbashkët. Kjo nuk është hera e parë që emri i Dajës lidhet me bardheblutë por tekniku kryeqytetas nuk dëshiron të përfshihet në këtë diskutim.ilir dajaaa

Daja ashtu si pjesa tjetër e ekipit të Skënderbeut mbetet në pritje të vendimi nga Gjykata Federale në Zvicër për të vendosur më pas se çfarë do të bëjë. Pikërisht këtë konfirmoi edhe ditën e djeshme pas ndeshjes, ku u mposhtën nga Tirana.

“Kalimi i mundshëm te Tirana? Unë jam trajneri i Skënderbeut dhe jam deri në fund fare me shpresën se do marrim një përgjigje pozitive për dënimin nga UEFA. Do shikojmë se çfarë do të ndodhë me Gjykatën Federale, për të parë më pas se çfarë do të ndodhë me projektin e Skënderbeut, për të rikthyer një cikël të Skënderbeut që bëri historinë.Ilir Daja

Do shikojmë se çfarë do të ndodhë në të ardhmen. Tirana ka stafin e vet. Nuk jam nga ata trajnerë që pres të hapen vendet dhe të shkoj të trokas për punë. Nuk e kam bërë asnjëherë në karrierën time këtë. Deri tani në karrierën time kanë qenë klubet që më kanë kontaktuar dhe më kanë treguar projektet e tyre.

Nëse Tirana ju kontakton? Stafi atje ka bërë një punë shumë të mirë duke marrë rezultate pozitive, diçka që rrallë herë ndodh.”, u shpreh Daja.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"