Kalimi në Champions jep efekt, Milani arrin marrëveshjen me yllin e Bundesligës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 29, 2023 | 11:09

Kalimi në Champions jep efekt, Milani arrin marrëveshjen me yllin e Bundesligës

Fitorja në kampionat ndaj Juventusit, i ka dhënë efekt Milanit që tashmë do ta ketë më të lehtë në merkaton e verës. Lehtësia për kuqezinjtë do të jetë jo vetëm në aspektin financiar, por edhe fakti që do të luajë në kompeticionin më të madh për klube.

KAMADA

Ditën e sotme, klubi i Milanit ka arritur marrëveshjen me futbollistin japonez, Daishi Kamada. Mesfushori nga Japonia që aktivizohet me Eintraht Frankfurtin në Bundesligë, është në përfundim të kontratës së tij dhe drejtuesit e Mialnit kanë arritur ta bindin që transferohet në “San Siro” me parametra zero.

Mediat e huaja japin edhe detaje nga transferimi i 26-vjeçarit i cili do të firmosë një kontratë 5-vjeçare me Milanin. Ndërkohë, është planifikuar që javën e ardhshme, të kryhen edhe vizitat mjekësore teksa kanë mbetur detajet e fundit në kontratë para se të bëhet zyrtarizimi i tij.

Kamada u aktivizuar këtë sezon me Frankfurtin në 32 ndeshje duke shënuar 9 gola dhe 7 asiste. Me skuadrën gjermane, ai ka fituar Ligën e Europës sezonin e shkuar dhe Kupën e Gjermanisë, teksa nga “Transfermarkt” vlerësohet 30 milionë euro.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"