Kalimi i turit formalitet, Teuta ruan “bateritë” për Skënderbeun

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 26, 2018 | 14:51

Kalimi i turit formalitet, Teuta ruan “bateritë” për Skënderbeun

Në një ambient të hapur ku era e fortë “urdhëronte” topin më shumë se lojtarët, Teuta zhvilloi seancën e radhës stërvitore në “Olympic Parc”, aty ku sot do të presë për ndeshjen e kthimit Turbinën, për raundin e parë të Kupës. Seanca u zhvillua me grupin e plotë në dispozicion dhe me stafin teknik që ndau ekipin në dy grupe.

teuta

Kualifikimi për Teutën është hipotekuar që në Cërrik me rezultatin 3-0, por sërish pritet që “djemtë e detit” ta nisin takimin e kthimit me po atë formacion si në ndeshjen e parë. Për sa i përket ndeshjes së Kupës, skuadra pret sërish një goleadë, pasi dhe “stoli” premton shumë me emra si Peqini, Vila, Vecaj apo dhe Kallaku.

Mund të ketë minuta dhe për Sidibenë, i cili do të mungojë ndaj Skënderbeut për shkak të kartonit të kuq në Gjirokastër. Vëmendja është tërësisht te ndeshja e kampionatit, ajo me korçarët. Stafi po përqendrohet pikërisht te dy repartet, sulmi që nuk funksionon dhe te mbrojtja, që ndaj Luftëtarit “futi ujë” dhe pësoi tre gola shumë lehtësisht. Sinjale pozitive vijnë nga Latif që tregon një rendiment të mirë në stërvitje, duke qenë tepër aktiv dhe i përpiktë në urdhrat e stafit teknik.

Anarildo Alia

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"