Kalimi i tureve në Europë/ Halili gati të hapë “thesin”, presidenti u premton lojtarëve të Tiranës bonuse në rast suksesi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 30, 2022 | 14:31

Kalimi i tureve në Europë/ Halili gati të hapë “thesin”, presidenti u premton lojtarëve të Tiranës bonuse në rast suksesi

Tirana është duke u dhënë dorën e fundit përgatitjeve për Europën, ndërsa tashmë është kuptuar se Shehi më shumë i beson gardës së vjetër.

refikhalili-1

Gjatë gjithë kohës që po stërvitet Tirana, si në Shqipëri dhe Turqi, trajneri Orges Shehi ka lënë të kuptojë edhe hierarkinë në ekip.

Kështu, ai do të bazohet te skuadra e sezonit të shkuar, me vetëm një ndryshim të vogël. Në vend të Tolit do të aktivizohet Aleksi.

Sulmi tashmë dihet me treshen De Silva, Xhixha dhe Seferi.

HASANI – Ajo që ka rënë në sy gjithë këto kohë është aktivizimi me ekipin e dytë i blerjes së verës, Florent Hasani. Lojtari është ende larg të qenit titullar, njëlloj si edhe Hila që është gati vetëm për kampionatin. Shehi preferon treshen tjetër: Xhixha, Seferi e De Silva.

TIRANA 1

MIQËSORJA – Orges Shehi ka organizuar dje me dyer të mbyllura një miqësore mes njëri-tjetrit. Trajneri nuk ka lejuar askënd që të xhirojë në stadium, por gjatë gjithë kohës skuadra është udhëzuar për mënyrën e lojës që do të luajë në Luksemburg dhe në ndeshjen e kthimit.

HALILI – Në fund të stërvitjes te skuadra ka mbërritur presidenti Refik Halili. Numri një i klubit, pasi pa gjithë ndeshjen miqësore, në fund vendosi që të fliste me skuadrën. Ai në fjalimin para grupit premtoi se për ndeshjet e Europës do të ketë një bonus në rast kualifikimi. Halili nuk dha shifër, por tha se në ditët në vazhdim së bashku me lojtarët do të merret një vendim përfundimtar.

FORMACIONI – Tirana pritet të luajë me një 11-she duke filluar nga Bekaj në portë, Toshevski, Behiratçe, Najdovski e Ismajlgeci në mbrojtje. Në mesfushë, Aleksi, Totre e Limaj. Sulmi është i përbërë nga treshja Xhixha, De Silva e Seferi. Po kështu, formacioni mund të ndryshojë nëse Shehi aktivizon Hilën në vend të Aleksit në mesfushë. Tirana kërkon më të mirën. Në këtë moment që flasim, veç Likës në stol janë Zhivanaj, Përgjoni, Hasani, Hila e lojtarë të tjerë që fare mirë mund të luajnë titullarë te bardheblutë.

OLSI AVDIAJ – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"