Kalimi i Ronaldos te Juventus, reagon Serxhio Ramos: Do të kujtohesh si…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 10, 2018 | 19:02

Kalimi i Ronaldos te Juventus, reagon Serxhio Ramos: Do të kujtohesh si…

Ka ardhur dhe reagimi i mbrojtësit të Realit, Serxhio Ramos. Spanjolli ka reaguar përmes një postimi në “Twitter” ku flet me superlativa për “yllin” portugez. Dihet që Serxhio dhe Kristiano kanë kaluar shumë kohë me njëri tjetrin dhe kanë patur shumë shoqëri me njëri tjetrin.

ronaldo

Ramos thotë se Ronaldo do të kujtohet si një legjendë e gjallë e Realit të Madridit.

ramos

“Cristiano, golat e tu, numrat e tu dhe gjithçka ne kemi fituar bashkë flasin vetvetiu. Ju keni një vend special në histori të Real Madridit. Si ‘Madrilen’ ne do të kujtojmë gjithmonë. Ishte kënaqësi të luajmë se bashku, bishë. Një përqafim të madh dhe fat”, ka shkruar ai në Instagram.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"