KALENDARI/ Javë vendimtare, Partizani dhe Laçi luajnë sezonin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 17, 2021 | 12:15

KALENDARI/ Javë vendimtare, Partizani dhe Laçi luajnë sezonin

Kjo javë, do të jetë vendimtare për fatet e sezonit për ekipet pretendente. Mes tyre, Partizani dhe Laçi. Dy ekipet do të përplasen sot në Kupën e Shqipërisë, në një sfidë ku nuk lejohet hapi fals. Njëra prej këtyre dy skuadrave, duhet t’i thotë lamtumirë një prej objektivave të tyre.

laver alla partizani laci

Ndërsa “demat” më pas, do të përballen me Teutën, që e kanë sipër në tabelë, sfidë e vlefshme për javën e 25-të të Kategorisë Superiore. Një tjetër takim tepër delikat për të kuqtë e Ilir Dajës, që po ashtu mund të vendosë dhe fatet e sezonit sa i takon kampionatit.

Partizani-Laci

E njëjta situatë dhe për Laçin, që në fundjavë përplaset me Tiranën. Bardheblutë kryeqytetas nuk luajnë në Kupë dhe do të jenë të freskët përballë kurbinasve, që do të jetë një plus i madh për ta. Ndërsa Laçi, që pretendon të dy trofetë, duhet të varet nga shpirti i garës dhe dëshira për triumf, pasi ana fizike pa diskutim që do të jetë në favor të Tiranës.

PANORAMSPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"