KALENDARI I SUPERIORES/ Kampionati kthehet në fundjavë, kulmon me “klasiken” e Shqipërisë. Mësoni datat dhe oraret

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 7, 2023 | 22:36

KALENDARI I SUPERIORES/ Kampionati kthehet në fundjavë, kulmon me “klasiken” e Shqipërisë. Mësoni datat dhe oraret

Java e 21 e Superiores sheh kampionatin të kthehet përsëri në ditët “klasike” për sportdashësit, të shtunën dhe të dielën. Një javë e cila në fakt përkon edhe me “klasiken” e futbollit shqiptar, Vllaznia-Tirana, të cilat luajnë jo vetëm për prestigj në këtë përballje pasi janë rivale direkte për titullin.

superiore

Sfidat e javës së 21-të nisin të shtunën me dy duele që luhen në orën 13:00, Laçi-Egnatia dhe Kukësi-Kastrioti, përballje të cilat mund të jenë shumë përcaktuese në luftën për Europën dhe mbijetesën që mund të vendoset edhe nga ndeshjet direkte.

Ndërkaq, të dielën në orën 13:00 luhet sfida mes Bylisit dhe Partizanit, ndërsa dy sfidat e tjera janë planifikuar në orën 16:00. Përveç Tirana-Vllaznia, do të luhet edhe derbi në Durrës, me Erzenin i cili do të jetë pritës në “Niko Dovana” përballë Teutës.

JAVA 21
E shtunë
Laçi-Egnatia Ora 13:00
Kukësi-Kastrioti Ora 13:00

E diel
Bylis-Partizani 13:00
Tirana-Vllaznia 16:00
Erzeni-Teuta 16:00

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"