KALENDARI I SUPERIORES/ Fundjava pa ndeshje, java e 20 ndahet mes të hënës dhe të martës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 3, 2023 | 22:17

KALENDARI I SUPERIORES/ Fundjava pa ndeshje, java e 20 ndahet mes të hënës dhe të martës

Ngjeshja e kalendarit të Superiores me Kupën e Shqipërisë dhe përhapja e sfidave në ditë të ndryshme kanë bërë që ndeshjet e javës së 20 të mos zhvillohen asnjëra gjatë fundjavës kur luhen zakonisht aktivitetet futbollistike. Meqë Kupa e Shqipërisë u luajt të enjten dhe të premten, plani i kësaj jave parashikon që duelet e kampionatit të luhen të hënën dhe të martën.

TOPI I SUPERIORES

Sfidat fillojnë me një duel shumë interesant për kreun në ditën e hënë, kur ndeshen Egnatia dhe Tirana në orën 13:00. Po atë ditë, në orën 19:00, luhet një ndeshje tjetër shumë e fortë, mes Partizanit dhe Laçit, po në orën 19:00.

Të martën, ndeshjet fillojnë në orën 13:00 me duelin Kastrioti-Erzeni, ndërsa në 16:00 është stadiumi “Niko Dovana” ai që do të presë përballjen e Teutës me Bylisin. Java mbyllet me ndeshjen e orës 19:00 në “Loro Boriçi” mes Vllaznisë dhe Kukësit.

JAVA 20
Të hënën
Egnatia-Tirana Ora 13:00
Partizani-Laçi Ora 19:00

Të martën
Kastrioti-Erzeni Ora 13:00
Teuta-Bylis Ora 16:00
Vllaznia-Kukësi Ora 19:00

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"