Kalendari i “rëndë” i Milanit, trajneri Pioli ruan energjitë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 22, 2021 | 18:27

Kalendari i “rëndë” i Milanit, trajneri Pioli ruan energjitë

Venecia sot në 20:45, Specia të shtunën dhe Atletiko e Madridit pas një jave. Pioli i quan ndeshje të rënda. Është e vështirë të mendosh për një ndryshim drastik në sistemin e lojës, por përgjatë tre angazhimeve në fjalë “aktorët” do të duhet të ndryshojnë.

pioli

Në mbrojtje, për shembull, është legjitime të mendosh për përdorimin e Romanjolit. Çifti kryesor titullar ishte dhe mbetet Kjaer-Tomori, por regjistri këshillon Piolin që të dozojë përdorimin e danezit i cili nga ndeshja me Juven doli me probleme. Për këtë arsye, kapiteni do të luajë përsëri nga minuta e parë.

Balo-Ture në të majtë dhe Kalulu në të djathtë do të jenë në gjendje të heqin disa minuta nga këmbët e Hernandezit dhe Kalabrias, edhe nëse kanë pak gjasa që të luajnë titullarë. Rrotacione të rëndësishme priten gjithashtu në mesfushë, ku Pioli ka një çift të nivelit të lartë: Tonali-Kesi me Benaserin që ka humbur disi hierarki. Në treshen pas shpinës së pykës, Florenci është një alternativë e Selemekersit, pasi si i tillë është përdorur deri më tani, pa harruar që lojtari i ardhur nga Roma nuk është ende në gjendje për të luajtur nga minuta e parë.

FRONT I PANJOHUR – Në zemër të sulmit padyshim pothuajse gjithçka varet nga Zhiru dhe nga koha me të cilën ai do të duhet ta rigjejë gjendjen e duhur fizike pas problemeve në shpinë. Në pritje që Ibra ta rimarrë shkëlqimin dhe formën, Rebiçi është emri i nxehtë për fanellën e pykës, sidomos pas vetive të shfaqura në këtë fillim sezoni.

Natyrisht, në zgjedhjet e Piolit do të ndikojë edhe forma me të cilën lojtarë të ndryshëm janë shfaqur në Milanello pas ndeshjes me Juven. Gjendja fizike do të ketë pa dyshim një efekt domino mbi rezultatet e Milanit gjatë kësaj jave të nxehtë që pret kuqezinjtë dhe trajnerin e tyre pasi Venecia e Specia mund të përfitojnë nga tërheqja e vëmendjes që mund t’i shkaktojë Atletiko Milanit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"