KALENDARI I LIGËS SË KOMBEVE/ Shqipëria nis fushatën në një datë historike, fillojmë dhe mbarojmë me Bjellorusinë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 4, 2020 | 0:35

KALENDARI I LIGËS SË KOMBEVE/ Shqipëria nis fushatën në një datë historike, fillojmë dhe mbarojmë me Bjellorusinë

Pas hedhjes së shortit të Ligës së Kombeve për sezonin 2020-2021 në Amsterdam, është përcaktuar dhe kalendari i ndeshjeve të raundit të parë të këtij kompeticioni.

shqiperia

Shqipëria, e cila është vendosur në grupi C4 me Bjellorusinë, Lituaninë dhe Kazakistanin e nis edicionin e dytë të Ligës së Kombeve të premten e 4 shtatorit kundër Bjellorusisë. Kuqezinjtë tanë udhëtojnë drejt Minskut. Takimi i dytë luhet 3 ditë më pas në vendin tonë ku presim Lituaninë.

Fushata e ndeshjeve në grupeve të Ligës së Kombeve për kombëtaren tonë mbaron në 15 nëntor duke e mbyllur këtë fazë në vendin tonë me Bjellorusinë.

Ky sezon i Ligës së Kombeve nis në 16-vjetorin e triumfit të Shqipërisë kundër Greqisë në 4 shtator 2004, kur helenët mbanin kurorën e kampionit të Europës.

uefa liga e kombeve

Më poshtë paraqitet kalendari i ndeshjeve të grupit tonë për Ligën e Kombeve:

4 shtator 2020
Bjellorusi-Shqiperi (20:45)

7 shtator 2020
Shqipëri-Lituani (20:45)

10 tetor 2020
Kazakistan-Shqipëri (15:00)

13 tetor 2020
Lituani-Shqiperi (20:45)

12 nëntor 2020
Shqipëri-Kazakistan (20:45)

15 nëntor 2020
Shqipëri-Bjellorusi (15:00)

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"