Kalendari i grupit të titullit, “buzëqesh” Partizani, Tirana dhe Kukësi sfida “ferri”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga bota e sportit

Postuar: Shkurt 19, 2020 | 23:30

FB Kategoria Superiore Kryesore, Superiore Kukësi Lajmi i fundit LAJMI KRYESOR Partizani Tirana

Kalendari i grupit të titullit, “buzëqesh” Partizani, Tirana dhe Kukësi sfida “ferri”

Gara treshe për titullin kampion nis që këtë javë me sfidën Kukësi-Tirana dhe Partizanin që në fushën e vet pret Bylisin. Në 14 javët e mbetura, skuadra e cila duket si më favorite nga kalendari quhet Partizani, për vetë faktin se të kuqtë do të luajnë tetë takime brenda dhe gjashtë jashtë (duke përfshirë dy derbet, ndeshjet brenda shkojnë nëntë).

partizani

Shkurt, vetëm pesë ndeshje jashtë kryeqytetit me Skënderbeun, Teutën, Bylisin, Vllazninë dhe Flamurtarin, por shumica në fazën e katërt dhe ndeshje më se të kalueshme. Skuadrat e tjera i ka të gjitha brenda si dhe ka mundësinë që të grumbullojë sa më shumë pikë.

Problemi i Partizanit është se duhet të luajë dy herë me Tiranën, dy herë me Teutën, Bylisin dhe dy herë me Skënderbeun, skuadra këto që mund t’i prishin punë, ashtu siç i kanë prishur gjatë dy fazave të para.

TIRANA

Teuta4563
Tirana është skuadra që është pak më mirë se Partizani. Nga tani e në vazhdim, luan gjashtë ndeshje brenda dhe tetë jashtë, por duke llogaritur derbin, i bie që bardheblutë të përballen në shtatë transferta. Problemi i Tiranës mbetet se, veç derbit dy herë, do të luajë po dy ndeshje me Kukësin, Bylisin dhe Laçin, por do të ketë edhe ndeshje të mira si me Flamurtarin që do të grumbullojë pikë.

Problemi i bardhebluve mbetet që do të luajë me të dyja ekipet e treshes së parë nga dy herë dhe nga 14 takime katër prej tyre i ka me kundërshtarët direkt. Shto këtu edhe sfidat jashtë, vështirësia rritet.

kuper kukesi
Kukësi, nga ana e vet, luan dy herë me Tiranën, Teutën, Laçin dhe Skënderbeun. Problemi i nënkampionëve është fakti se luajnë shtatë ndeshje jashtë dhe shtatë brenda, pra një ekuilibër i plotë. Tirana është shumë pranë Partizanit në kalendar, pak a shumë, por do të vuajë ndeshjet jashtë. Ama për Kukësin, duhet llogaritur fakti që gjithë këtë sezon ndeshjet i konsideron në transfertë, ashtu siç do të bëjë këtë javë, duke luajtur në kryeqytet me Tiranën.

KALENDARI

OLSI AVDIAJ




Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama Sport" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA SPORT: https://www.facebook.com/groups/sportionline/

www.minuta90.com