Kalendari i favorizon, te Tomori me “laps në dorë”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 2, 2019 | 15:19

Kalendari i favorizon, te Tomori me “laps në dorë”

Një fundjavë relaksi janë konsideruar dy ditët e pushimit për skuadrën e Tomorit, që në ndeshjen e ardhshme ndaj Delvinës në shtëpi pritet të jetë më e plotë.

Albpetroli-Tomori2

Trajneri Mile pritet të ketë gati edhe lojtarët e dëmtuar për këtë sfidë. Pas fitores së rëndësishme në transfertë me Albpetrolin, duket se në Berat e kanë hedhur vështrimin te kalendari i ndeshjeve në vazhdim. Më konkretisht, deri në përfundim të fazës së parë, pra në katër javët e mbetura, kalendari është konsideruar si shumë i favorshëm.

Me përjashtim të Delvinës, që Tomori e pret në Berat, tre kundërshtarët e tjerë, që sipas radhës janë Selenica, Tepelena dhe në fund Naftëtari, janë skuadra që luajnë për mbijetesë në Kategorinë e Dytë. Kështu, llogaritë bëhen për pikët maksimale, gjithnjë duke pritur edhe ndonjë hap të gabuar të dy skuadrave rivale për kreun, si Albpetroli dhe Maliqi. Beratasit po bëjnë që tani llogaritë e ngjitjes në Kategorinë e Parë, ndërkohë që në merkaton e janarit pritet të bëhen disa përforcime cilësore. Tomori vjen pas 5 fitoresh radhazi në kampionat.

Edi Spahiu

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"