KALENDARI I BOTËRORIT/ Në fushë favoritët kryesorë dhe surprizat, ja cilat sfida me eliminim direkt rezervon dita e sotme

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 5, 2022 | 11:33

KALENDARI I BOTËRORIT/ Në fushë favoritët kryesorë dhe surprizat, ja cilat sfida me eliminim direkt rezervon dita e sotme

Faza me eliminim direkt e Botërorit vazhdon ditën e sotme me dy sfida shumë interesante, pasi nga një anë janë në fushë skuadra që kanë pretendime të mëdha, e nga tjetra dy ekipe që kanë çuditur shumëkënd për mënyrën se si mbërritën deri këtu.

Qatar-2022-World-Cup-begins-Nov-20-–FIFA

Në orën 16:00, në fushë zbresin Japonia e cila eliminoi Gjermaninë duke fituar grupin në të cilin ishte edhe Spanja, dhe Kroacia, finaliste e edicionit të kaluar.

Shumëkush sheh kroatët si një ekip i cili ka forca për të përsëritur magjinë e katër viteve më parë, por Japonia ka treguar se mund të bëjë surpriza të mëdha.

Në orën 20:00, në fushë zbresin favoritët kryesorë të Botërorit, Brazili. “Seleçao” vuan mungesa të shumta për shkak dëmtimesh, por mbetet përsëri një emër shumë i madh.

Përballë ka Korenë e Jugut, që ia doli të siguronte fazën me eliminim direkt falë një fitoreje me përmbysje ndaj Portugalisë në ndeshjen e fundit në grup.

PËR KALENDARIN E KATAR 2022 KLIKONI KËTU.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"