KALENDARI/ Derbi hap siparin e javës së 6-të, katër takimet e tjera luhen në një ditë

Panorama Sport | Gazeta me e shitur sportive ne vend

Postuar: Shtator 23, 2018 | 23:31

KALENDARI/ Derbi hap siparin e javës së 6-të, katër takimet e tjera luhen në një ditë

Ditën e sotme u mbyll java e pestë e Kategorisë Superiore, ndërkohë është përcaktuar edhe axhenda për ndeshjet e javës së ardhshme. Gjithçka nis me kryendeshjen, derbin e kryeqytetit, Tirana-Partizani. Ky takim është programuar të luhet ditën e premte, në 28 shtator, në orën 19:45.

kategoria-superiore-470x338

Ndërkohë, të katërta takimet e mbetura të javës, luhen ditën e shtunë. Në 15:45, ndeshen Kamza ndaj Laçit, si dhe Kukësi përballë Flamurtarit.

Dhe, java mbyllet me dy sfidat e orës 18:45, Flamurtari që pret në Vlorë Kastriotin, si dhe Teuta e Bledi Shkëmbin, që në Durrës luan ndaj Skënderbeut të Orges Shehit.

E premte, 28 shtator

19:45 | Tirana-Partizani

E shtunë, 29 shtator

15:45 | Kamza-Laçi

15:45 | Kukësi-Luftëtari

18:45 | Flamurtari-Kastrioti

18:45 | Teuta-Skënderbeu






www.minuta90.com