Kalendar luksi, Tirana ka shansin e artë për të “rrëmbyer” kreun e renditjes

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 23, 2020 | 21:40

Kalendar luksi, Tirana ka shansin e artë për të “rrëmbyer” kreun e renditjes

Tirana ka kalendar luksi në dy javët e Superiores. Nga pesë takime që ajo luan deri në datën 12 shkurt, tri prej tyre i luan brenda dhe dy prej tyre jashtë. 

TIRANA

Kështu, Tirana e nisi në “Selman Stërmasi” me Bylisin, duke fituar dhe vazhdon pas katër ditësh me Luftëtarin, po në kryeqytet. Më pas Superiorja ndalet, sepse skuadrat do të luajnë në Kupën e Shqipërisë, ku Tiranën e pret Kastrioti në Fushë-Krujë.

Menjëherë pas ndeshjes që luhet në datën 29 janar, Tirana rikthehet në shtëpi dhe luan kundër Teutës në kampionat. Dy ndeshje që mund t’i japin kreun, duke ditur se Partizani e Kukësi përballen të dielën në një sfidë për jetë a vdekje.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"