Kalendar i favorshëm për Vllazninë, ja kundërshtarët e shkodranëve për janarin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 18, 2020 | 14:47

Kalendar i favorshëm për Vllazninë, ja kundërshtarët e shkodranëve për janarin

Dy ndeshje radhazi në shtëpi ndaj Flamurtarit dhe Laçit për kampionat, më pas sërish në Shkodër, por këtë herë për Kupë kundër vlonjatëve, e për të vazhduar në Superiore me një transfertë ndaj Bylisit.vllaznia-3-770x470

Kalendari i Vllaznisë në janar është mjaft favorizues për një vazhdimësi pozitive të skuadrës në kampionat dhe Kupë. Do të luajë fillimisht më 21 janar ndaj Flamurtarit në “Loro Boriçi” e më pas më 25 janar sërish në shtëpi kundër Laçit.

Kalendari është shumë i ngjeshur, pasi në mes është edhe Kupa, teksa takimi i parë për 1/8-at do të zhvillohet me Flamurtarin në Shkodër më 29 janar.

Praktikisht për tetë ditë Vllaznia do të luajë tri herë në fushën e vet. Nëse ia del të marrë pikët e plota në kampionat, atëherë do të jetë shumë më e qetë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"