Kalendar force, zbulohen “kushtet” e vendosura të drejtuesve të Tiranës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 10, 2021 | 11:43

Kalendar force, zbulohen “kushtet” e vendosura të drejtuesve të Tiranës

Tirana luan sezonin në 360 minuta ose, më saktë, drejtuesit e Tiranës kanë piketuar katër ndeshjet e radhës nga ku vendoset sezoni i bardhebluve. Kur duhen edhe 10 javë nga fundi i sezonit, Tirana sheh veten që të luajë tri takime jashtë.

Tirana999

Kështu, të shtunën përballet me Skënderbeun. Një javë më vonë do të udhëtojë drejt Elbasanit për t’u përballur me Kukësin, ndërsa më pas vjen radha e transfertës së Durrësit me kryesuesen aktuale, Teutën.

Serinë e forcës e mbyll në kryeqytet me Vllazninë. Pikërisht këto ndeshje janë konsideruar nga drejtuesit e klubit dhe stafi teknik shumë të rëndësishme.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"