Kalendar ferri, Valverde luan të ardhmen e tij dhe të Barçës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 13, 2019 | 14:43

Kalendar ferri, Valverde luan të ardhmen e tij dhe të Barçës

Bëjnë mirë të relaksohen dhe të pushojnë futbollistët e Barcelonës gjatë këtyre ditëve (shumica janë me kombëtaret), pasi kur të kthehen do të kenë një kalendar të ngjeshur dhe me ndeshje shumë të rëndësishme. Do të vendoset praktikisht fati i La Ligës, me ndeshjet kundër Atletikos së Madridit dhe Realit, por edhe i Ligës së Kampioneve kundër Dortmundit dhe Interit. Minimalisht, katalanasit duhet të mbrojnë vendet e para që kanë në këto kompeticione. 

ernestovalverde-cropped_zo47wcxn7kbm11istbe727rcq-1-770x433

Numrat tregojnë se Barcelona është lider, por loja nuk ka kënaqur aspak drejtuesit dhe vetë stafin. Në La Liga është barazim me Realin e Madridit, ku këta të fundit kanë gjetur ritmin dhe po zhvillojnë ndeshje shumë të mira. Por ta lëmë mënjanë Realin e Madridit dhe të flasim për Barcelonën. Në Champions ekipi vjen nga një barazim shqetësues me Slavian e Pragës dhe i detyron katalanasit të fitojnë ndeshjet e mbetura me Dortmundin dhe Interin. Llogaritë në Champions do të komplikohen shumë nëse Mesi me shokë nuk do të fitojnë me Dortmundin dhe Interi fiton me Slavian, atëherë në “San Siro” do të luhet një finale e vërtetë.

Pas pushimit të kombëtareve, Barcelona do ta nisë rrugëtimin e saj kundër Leganesit në transfertë, aty ku një vit më parë humbi. Nuk do të jenë lojtarë si Roberto, Semedo dhe Alba. Mbetet për t’u parë se si do të vijnë edhe lojtarët e grumbulluar. Katër ditë më vonë do të jetë vizita e Borusias në “Camp Nou”, që për momentin është si finale. Nëse Barcelona do ta fitojë, atëherë do të siguronte kualifikimin për në fazën e ardhshme. Por, vështirësia qëndron në faktin nëse Barcelona nuk fiton me Dortmundin dhe Interi fiton me Slavian.

barcelona

Ndeshja e radhës në kampionat për Barcelonën do të jetë kundër Atletikos së Madridit në “Vanda Metropolitano”. Një stadium që ka qenë gjithmonë problematik për Valverden. Pak pushim në javën pasardhëse, pastaj Majorka dhe sfida me Interin. Do të jetë një udhëtim turizmi ose një ndeshje për jetë a vdekje. Gjithçka do të varet nga java paraardhëse në Champions. Sociedadi, Reali i Madridit dhe Alaveshi do ta mbyllin turin e forcës për Barcelonën.

/PANORAMASPORT.AL/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"