Kalendar “ferri” për Tiranën, pesë ndeshje “bombë” presin bardheblutë në vazhdimësi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 27, 2021 | 12:12

Kalendar “ferri” për Tiranën, pesë ndeshje “bombë” presin bardheblutë në vazhdimësi

Tirana do të luajë disa ndeshje të rëndësishme deri në fund të fazës së parë të kampionatit.

TIRANA 4

Ditën e shtunë, bardheblutë përballen me Vllazninë në kampionat. Nga ana tjetër, Tirana ka më pas serinë e ndeshjeve derbi me Dinamon, që nisin në datën 3 nëntor dhe përfundojnë në datën 17 nëntor pas ndeshjeve të Kombëtares.

Dy sfida janë në Kupë dhe një në kampionat. Po kështu, faza e parë e 25 herë kampionëve të Shqipërisë mbyllet me Kukësin në kampionat. Këto janë një test mjaft i vështirë që rezultatet në fund do të thonë shumë për ecurinë e bardhebluve.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"