Kalendar “ferri” për Tiranën, Batha humbet sfidën ndaj Skënderbeut

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 9, 2019 | 11:55

Kalendar “ferri” për Tiranën, Batha humbet sfidën ndaj Skënderbeut

Pas dy javëve pushim për shkak të ndërprerjes së kampionatit prej ndeshjeve të Kombëtares, Tirana do të ketë një kalendar shumë të vështirë në vazhdimësinë e fazës së dytë.

tiranaaa

Gjithçka nis me javën e 13-të, kur bardheblutë luajnë në transfertë ndaj Skënderbeut. Më pas do të presin Kukësin për javën e 14-t në “Selman Stërmasi”, ndërsa kalendari i rezervon për javën e 15-të derbin kundër Partizanit si udhëtues.

Mesfushori Idriz Batha do të jetë mungesa e madhe e Tiranës në transfertën ndaj Skënderbeut për javën e 13- të. Kjo ndeshje do të luhet pas dy javësh në Korçë, ndërkohë që Batha do të mungojë për shkak të plotësimit të numrit të kartonëve.

idi batha

Me ndëshkimin e djeshëm në ndeshjen ndaj Vllaznisë, për Bathën ishte i verdhi i katërt në këto 12 javë kampionat, prandaj dhe pushimi është tashmë i detyruar. Ndërkohë, rikthehen nga pezullimet Hoxhallari dhe Torasa.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"