Kalendar “ferri” për Tiranën, bardheblutë duhet të tregojnë forcën në tri transferta

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 20, 2019 | 15:55

Kalendar “ferri” për Tiranën, bardheblutë duhet të tregojnë forcën në tri transferta

Tirana ia ka dalë që të fitojë ndeshjen e javës së tetë të kampionatit, por nga java e ardhshme bardheblutë duhet të luajnë 270 minuta jashtë shtëpisë dhe vetëm një takim brenda fushe.

tiranaaaaaa

Pas katër ditësh, Tirana shkon në Ballsh për të luajtur me Bylisin. Katër ditë më vonë udhëton drejt Gjirokastrës, për të luajtur në një tjetër ndeshje në transfertë. Javën larg shtëpisë e mbyll me ndeshjen kundër Teutës më 2 nëntor, në “Niko Dovana”.

Një javë më pas pret Vllazninë në shtëpi dhe pas pushimit të kombëtares udhëton drejt Korçës, ku më 23 nëntor luan me Skënderbeun. Shkurt, një kalendar ferri për bardheblutë.

ff

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"