Kalendar “ferri” për skuadrën e Gegës në startin e sezonit, e pret një tjetër provë force

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 14, 2020 | 17:37

Kalendar “ferri” për skuadrën e Gegës në startin e sezonit, e pret një tjetër provë force

Kukësi i sezonit 2020-2021 është një skuadër që ndryshoi dy herë gjatë merkatos së verës. Fillimisht kemi një ekip që u përfaqësua në Europë, por pas eliminimit nga Volfsburgu vijoi “eksodi” i dytë në ekip. Kështu që, skuadra e drejtuar nga trajneri Skënder Gega u ribë për herë të dytë, thuajse nga e para.

Kukesi5

Ky është një nga faktorët kryesorë që ka ndikuar tek ecuria negative e verilindorëve në dy javët e para të kampionatit. Përveç kësaj, edhe kalendari ka qenë “i pamëshirshëm” për Kukësin në startin e kampionatit. Ende pa u konsoliduar si ekip, verilindorëve u duhej që të kalonin në provë force me rivalët direkt.

Në premierë u mundën 2-0 nga Tirana, pastaj vjen disfata 2-0 me Partizanin. Por, “ferri” i kalendarit në start vazhdon, pasi në javën e tretë skuadra e trajnerit Gega është mysafire në Durrës, ku dihet që Teuta shikohet si një nga favoritet për titull në këtë edicion.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"