Kale i ankohet djalit të Gjicit, delegati ka dokumentuar sherrin në tunel mes lojtarëve të Tiranës dhe Kukësit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 23, 2019 | 18:26

Kale i ankohet djalit të Gjicit, delegati ka dokumentuar sherrin në tunel mes lojtarëve të Tiranës dhe Kukësit

Ajo që ndodhi në tunel gjatë futjes së lojtarëve në dhomat e zhveshjes pas ndeshjes, nuk mendohet të kalohet lehtë nga FSHF, e cila pritet që të marrë masë ndaj protagonistëve të përfshirë në sherr.

70475307_525758991561571_3278535569977638912_n

Delegati i ndeshjes Kukësi-Tirana, Marjus Sulejmani, ka qenë prezent kur ka ndodhur përleshja dhe mësohet se ka mbajtur shënim gjithçka që ka ndodhur. Fakti që stadiumi është i mbikëqyrur me kamera sigurie, do t’ua lehtësojë disi punën zyrtarëve të federatës për të zbuluar konkretisht ç’ka ndodhur dhe më pas të japë vendimet. Gjithçka ndodhi pothuajse brenda një minute dhe erdhi si pasojë e “luftës” në fushë, sidomos në minutat e fundit që ishin të ashpra.

KALE

Ish-futbollisti i Kukësit, i cili tani luan për Tiranën, Elton Kale, ka qenë shumë i irrituar pas ndeshjes. Mësohet se braziliani ka pasur një përplasje verbale me lojtarë dhe drejtues të Kukësit, i cili me sa duket ka mbetur i pakënaqur nga mënyra sesi janë sjellë.

elton kalee

Kur po dilte nga stadiumi, 31-vjeçari ka përfituar nga rasti kur ka parë djalin e presidentit Gjici në ambientet e stadiumit, për t’i thënë që nuk janë sjellë mirë me të. “Nuk ishte gjë e mirë ajo që bëtë me mua”, mësohet t’i ketë thënë Kale djalit të presidentit Gjici. Më pas, braziliani u largua për tek autobusi i skuadrës së tij. Braziliani luajti për dy sezone me verilindorët, por kalimi te Flamurtari u shoqërua me debate me drejtuesit kuksianë për shkak të kontratës dhe me sa duket këto inate nuk janë sheshuar ende nga palët.

V.Mema

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"