Kale ende pezull, çështja e brazilianit te Flamurtari mbetet pa zgjidhje

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 11, 2018 | 15:53

Kale ende pezull, çështja e brazilianit te Flamurtari mbetet pa zgjidhje

Elton Kale vijon të mbetet çështje për Flamurtarin. Klubi i Kukësit nuk po e lë të lirë futbollistin brazilian dhe kjo gjë ka krijuar një situatë aspak të mirë në klubin vlonjat. Braziliani i është bashkuar tashmë Flamurtarit në fazën përgatitore në Greqi, por pa arritur që të prezantohet.

kale vlore

Kuksianët pretendojnë se kanë kontratë me Kalen, ndërsa ky i fundit pretendon të kundërtën, ku pretendon edhe për falsifikim të firmës. Mbetet për t’u parë çfarë do të ndodhë në ditët në vijim, edhe pse jemi një javë para nisjes së kampionatit. Nga ana tjetër, administratori i Flamurtarit, Sinan Idrizi, u bëri thirrje Kukësit dhe brazilianit Kale që ta zgjidhin bashkë këtë çështje, e cila po e mban pezull në Vlorë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"