Kale bëhet “telenovelë”, Flamurtari pret zgjidhjen brenda javës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 19, 2018 | 12:52

Kale bëhet “telenovelë”, Flamurtari pret zgjidhjen brenda javës

Çështja e brazilianit Elton Kale, ende e pazgjidhur. E ndërsa u tha se pritej të merrte zgjidhje këto ditë përpara ndeshjes me Partizanin, nuk ka ndodhur kështu, megjithëse ka ende ditë në dispozicion deri ditën e ndeshjes. 

kale vlore

Administratori Sinan Idrizi deklaroi se çështja do të zgjidhej me konsensus mes dy palëve, por ende nuk dihet se kur do ta marrë një zgjidhje. Por, aktivizimi i Kalesë në miqësoren me Apoloninë, ishte një shenjë e mirë se lojtari mund të jetë i gatshëm për ndeshjen me Partizanin, por kjo mbetet ende për t’u parë.

Kukësi ka dhënë një zgjidhje që 30 mijë euro t’i paguhen nga klubi vlonjat dhe 20 mijë nga Kale, por nuk ka një konfirmim nga drejtuesit e Flamurtarit për këtë çështje. Gazeta mëson se i gjithë ngërçi është për faktin se Kukësi pret që 30 mijë euro t’i marrë “kesh”, në mënyrë që të japë miratimin për zgjidhjen e kësaj çështjeje.

AXHENDA

E diela ka qenë pushim për Flamurtarin. Pas ndeshjes miqësore me Apoloninë ku vlonjatët vetëm barazuan, trajneri Daja e ka lënë ekipin pushim. Sot vlonjatët pritet që të nisin përgatitjet me Partizanin që do të luhet të premten në Vlorë. Një mungesë të sigurt pritet që të ketë Flamurtari në ndeshjen me Partizanin.

kale

Kuqezinjtë nuk do të kenë të gatshëm Siljanovskin për shkak se ka plotësuar numrin e mungesave. Po ashtu gjasat janë që të rikthehet Alvesh që ka munguar në dy javët e fundit për shkak të një dëmtimi.

RRAPAJ

Flamurtarit i është grumbulluar me kombëtaren një lojtar i ri. Mesfushori Arinaldo Rrapaj që është pjesë edhe e ekipit të parë, ka marrë ftesën për në kombëtaren shqiptare U-19, duke u grumbulluar me këtë ekip. Për t’u theksuar është fakti se prej kohësh, asnjë lojtar nga Flamurtari nuk po thërritet në Kombëtaren shqiptare. Ermal Sika

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"