Kaka rikthehet tek Milani: Dua të kuptoj gjithçka rreth klubit, sa i përket pozicionit tim…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 29, 2018 | 23:09

Kaka rikthehet tek Milani: Dua të kuptoj gjithçka rreth klubit, sa i përket pozicionit tim…

Aventura e re e Rikardo Kaka tek Milani, ka filluar më shpejt nga sa parashikohej. Pas dy eksperiencave me fanellën kuqezi, braziliani tashmë rikthehet me një “look” të ri. Ai do të jetë pranë Leonardos dhe Maldinit, për të mësuar më shumë rreth dinamikave që rrethojnë menaxhimin e klubit.

kaka

“Jam shumë i lumtur çdo herë që vij në Milano. Flas shpesh me Leonardon, por për rolin që do të kem tek Milani, ende nuk kemi diskutuar diçka kontrete. Prioriteti im tashmë është të jetoj me fëmijët e mi në Brazil. Duhet të jem me ta, por me Leon dhe Paolon, do afrohem akoma më shumë edhe me Milanin. Dua të kuptoj edhe vetë se çfarë më pëlqen më shumë të bëj në botën e futbollit. Gatuzo? Jam i lumtur që ai është trajneri i Milanit. Ai gjithmonë ka pasur një vendosmëri dhe shumë dëshirë e mentalitet në punë. Tani shpresojnë edhe të vijnë rezultatet për të.” – ishin fjalët e para të Kaksë.

Ditën e premte, ai do të jetë në tribunë për të ndjekur edhe një ndeshje të madhe si Milan-Roma: “E pashë ndeshjen ndaj Napolit, dhe përtej rezultatit, më pëlqeu Milani. Do jem në San Siro për ndeshjen ndaj Romës dhe mendoj se fitojmë të premten” – deklaroi Kaka.

Kaka-470x294

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"