Kaka largohet përfundimisht nga futbolli amerikan: Dua sfida të reja

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 11, 2017 | 22:55

Kaka largohet përfundimisht nga futbolli amerikan: Dua sfida të reja

Ylli brazilian, Rikardo Kaka, deklaroi sot se kohës së tij duke lozur në kampionatin amerikan të futbollit i ka ardhur fundi. 35-vjeçari deklaroi në një konferencë se nuk do të rinovojë kontratën me Orlando Siti në fund të sezonit 2017.

kaka

“Siç e dini të gjithë, kontrata ime me Orlando Sitin përfundon këtë vit. Vendimi im është të mos e rinovoj më këtë marrëveshje. Jam menduar shumë për këtë vendim, por tani ndjej se kam nevojë për sfida të reja”, – tha Kaka.

Pas Pirlos, që deklaroi se do largohet nga futbolli i luajtur, tashmë futbolli amerikan humb një tjetër yll. Nuk dihet nëse Kaka do ta lërë përfundimisht futbollin, por në media thuhet se do të vazhdojë edhe disa sezone në Brazil, ku mendon edhe të mbyllë karrierën.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"