Kaka i ri tek Milani, por drejtori i Flamengos shtang gjithçka: Duhen ende disa…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 11, 2018 | 9:29

Kaka i ri tek Milani, por drejtori i Flamengos shtang gjithçka: Duhen ende disa…

Drejtori sportiv i Flamengos, Karlos Noval, ka trazuar ambjentin kuqezi, vetëm disa orë pas lajmit se Milani ka arritur akordin me brazilianin Lukas Paketa, i cili në vendin amerikano-latin konsiderohet si Kaka i ri.

CREATOR: gd-jpeg v1.0 (using IJG JPEG v80), quality = 90

Akordi me Flamengon ishte arritur për shumën e 35 mln eurove, por drejtori Noval, thotë se ende nuk ka një konfirmim zyrtar. Nuk ka ende një marrëveshje të bërë me Milanin dhe ne preferojmë të flasim vetëm kur gjërat të bëhen zyrtare. Ne po bisedojmë. Negociatat janë në vazhdim, por ato nuk janë mbyllur ende. Unë mendoj se mund të finalizohet brenda dy javësh, por duhet të jenë disa “po” për këtë” – deklaroi Noval për Tuttomercatoweb.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"