Kaja: Do të surprizojmë në Shkodër, Partizani fiton derbin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 28, 2017 | 13:17

Kaja: Do të surprizojmë në Shkodër, Partizani fiton derbin

Skuadra e Korabit vijon stërvitjet normalisht, duke u përpjekur për të bërë një paraqitje sa më dinjitoze në ndeshjen e radhës, të cilën do ta luajë në Shkodër kundër Vllaznisë. Për këtë, stafi teknik nën drejtimin e trajnerit Poçi dhe ndihmësit të tij Nexhipi kanë zhvilluar një test brenda familjes.

Korabvi

Një nga futbollistët e Korabit që ka një përvojë të gjatë në Superiore dhe që ka bërë një paraqitje mjaft të mirë edhe gjatë këtij sezoni, Ervis Kaja, shprehet: “Te Korabi kemi momente shumë të mira, por ndiej keqardhje që skuadra nuk mundi dot t’i mbijetonte epërsisë së skuadrave të tjera të elitës. Jemi munduar të bënim gjithçka në këtë skuadër, por fati, arbitrimi dhe disa faktorë të tjerë lidhur me financat bënë që skuadra të mos rezistonte në luftën për mbijetesë.

Ne do të mundohemi deri në fund të japim gjithçka mundemi për këtë skuadër, duke bërë që në këto ndeshje të mbetura të mos largohemi si skuadër e dorëzuar, por të sjellim surpriza, duke nisur nga ndeshja e radhës”. Ky futbollist kërkon të bëjë edhe një parashikim për derbin e sotëm. “Jam i bindur që Partizani do ta fitojë sërish derbin, sepse për momentin skuadra e Starovës është më lart se kundërshtari”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"